Bojkot i mësimit nê shkollat e Tetovës

фото: В. Џамбаски

фото: В. Џамбаски

TË Ndëruar,

Pleniumi i shkollave të mesme ju njofton se prej ditës së nesërme do realizojë BOJKOT të plotë të mësimit në shkollat e mesme të qytetit të Tetovës. Pleniumi i radikalizon masat e deritanishme kundër testimit ekstern dhe modelit të ri të maturës shtetërore. Mesimi i tanishem do zevendesohet me diskutime alternative.
///
Prej javës së kaluar shpallëm publikisht se Pleniumi do radikalizojë masat dhe aktivitetet e tij në lidhje me ndalimin e reformave të këqija në arsim. Gjegjësisht, me radikalizim nënkuptojmë fillimin e bojkotimit të mësimit në shkollat e mesme. Ne filluam me këtë formë të shprehjes së pakënaqësisë pas paralajmerimit të fundit që I dham institucioneve kompetente dhe mos marrjes së përgjigjeve nga ata. Pavarësisht përpjekjeve tona të dhimbshme që edhe zëri ynë të dëgjohet dhe të biem në kontakt me institucionet, ata kanë refuzuar dhe janë duke luajtur dhe tradhëtuar me besimin tonë. Gjithashtu, shfrytëzojmë rastin përsëri të kërkojmë prej Ministrit për Arsim dhe Shkencë, Abdilaqim Ademi, për të marrë përfaqësuesit e Pleniumit të shkollave të mesme në takim dhe negociata, sepse përndryshe, ne do të vazhdojmë aktivitetet tona ku do shprehim pakënaqësinë dhe revoltën e nxënësve.

Sinqerisht, Pleniumi i shkollave te mesme.

Напишете коментар